Enca nuk e ka ndërmend që të ndalet me surprizat pasi së fundmi ajo paralajmëroi dy projektet e reja. Këtë lajm që me shumë mundësi gëzoi jashtë mase fansat e saj, ajo e bëri të ditur përmes një postimi në “InstaStory”.

”2 kenge te reja, commin soon”, ka shkruar këngëtarja.

Kujtojmë se projekti i fundit i Encës është ”Rakia”, të cilën e ka publikuar më 26 qershor të këtij viti. Ashtu siç mendohej edhe nga fansat, këngëtarja kishte përzgjedhur si protagonist për klipin e saj ish-konkurrentin e “Për’puthen” Beart Rexhepi. Në videoklip ata të dy shfaqen në skena shumë të nxehta dhe duke bërë lëvizje provokuese në një shtrat.

Por Bearti nuk ishte djali i vetëm që shfaqet në klipin e këngëtares.Në klipin e “Rakia” protagonist ishte dhe një tjetër model, i cili luan rolin e ish të dashurit të Encës. Në fakt modeli në fjalë nuk është i njohur për shqiptarët, sepse është mësuar se ai është me origjinë nga Serbia. Djali që shfaqet në klipin e Encës quhet Stefan Stojanovic dhe në Instagram tregon se punon si dizajner këpucësh. Nuk dihet se si mund të jetë njohur Enca me modelin nga Serbia, por mesa duket këngëtares i ka bërë goxha përshtypje dhe nuk ka hezituar aspak që ta ftojë si protagonist në klipin e saj.

icon style