Seanca e 6 korrikut ishte e fundit kur Arben Ahmetaj u paraqit në Kuvend, dhe sipas përcaktimeve kushtetuese kjo e shtunë, 6 janar është dita e fundit që Ahmetaj mund të gëzojë mandatin e deputetit, pasi pritet shpallja e pavlefshmërisë së mandatit të tij.
Pas 6 Janarit, Kuvendi do të duhet të shpallë vakancën e krijuar nga humbja e mandatit të deputetit nga Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati, dhe të njoftojë zyrtarisht KQZ-në për plotësimin.
Grupi parlamentar i PS-së në këtë sesion parlamentar do të ndryshojë përbërjen. Arben Ahmetaj pritet të humbasë mandatin e deputetit, të fituar në zgjedhjet e 25 Prillit 2021.
