Kryebashkiaku socialist, Gledian Llatja, i cili kërkon të mbajë një mandat të dytë në krye të qytetit të Elbasanit, ka votuar. Pas votimit, ai ka dhënë dhe një mesazh për të gjithë qytetarët që të dalin të votojnë në këtë ditë të qetë.
Sakaq, lidhur me problemet në votime në Elbasan, Llatja ka thënë se çështjet teknike janë pjesë e administratës zgjedhore.
“Është një ditë e rëndësishme, është treguar një ditë e qetë për Elbasanin. Uroj të vazhdoj të jetë e qetë për të gjithë qytetarët dhe të dalin të votojnë.
Administrata zgjedhore po merret me zgjedhjet dhe mesazhi im ishte që të jetë një ditë e qetë. Çështjet teknike janë pjesë e administratës zgjedhore dhe kjo nuk do t’i bëj qytetarët të mos votojnë”, tha ai.
Kujtojmë që Gledian Llatja është përballë një gare të fortë me Luciano Boçin nga koalicioni “Bashke Fitojme”. Ndërsa, Partia Demokratike nuk ka një përfaqësues në garën e 14 majit.