Nëse mendoni se gjumi po ju bën të ndiheni më të lodhur e të plakur kjo ka një shpjegim shkencor.
Ndonjëherë duket edhe sikur pasi flini gjumë nuk shplodheni sa duhet.
Nëse mendoni se gjumi po ju bën të ndiheni më të lodhur e të plakur kjo ka një shpjegim shkencor.
Ekspertët kanë gjetur një lidhje mes problemeve me gjumin dhe plakjes së organizmit.
Sipas tyre gjumi i keq shton ndjenjat negative te cilat kanë një rol të madh tek plakja.
Çfarë duhet të dini?
Në një studim nga doktoreshë Serena Sabatini të publikuar në revistën Taylor&Francis Online, tregohet qartazi kjo lidhje.
Në të morën pjesë 4482 persona të moshës 50 vjeç e lart u vu re se personat që ankoheshin për cilësinë e gjumit, kishin aktivitet trupor më të dobët.
Kjo lidhej me mungesë energjie, motivimi dhe aktivtieti në përgjithësi duke i bërë këta të fundit të ndiheshin më të plakur.
Gjithashtu kjo gjendje mund të prekë shëndetin fizik, mendor dhe punën e mirë të organeve tuaja.
Gjumi na ndihmon të rikuperojmë energjitë apo të shërojmë trupin nga inflamacionet dhe kur gjumi nuk është i mirë organizmi është i pari që e pëson.
Kur flini trupi lëshon hormone të caktuara shumë të rëndësishme për shëndetin të cilat mungojnë kur ky proces nuk ndodh si duhet.
Gjumi i keq lidhet shumë edhe me implusivitetin dhe ndjenjat negative apo stresin në përgjithëse për shkak se trupi nuk arrin të pushojë.
Të gjitha këto së bashku ju bëjnë të ndiheni më të plakur në një moshë më të re.
Sipas mjekëve kur njerzit nuk flenë mjaftueshëm gjumë ata janë më pak të aftë për të përpunuar informacion e për të funksionuar gjatë përditshëmrisë.
Si mund të flini më mirë?
Ekspertët japin disa këshilla të përgjithshme se si mund të rregulloni oraret tuaja të gjumit.
Megjithatë nëse problemet me pagjumësinë janë të shpeshta dhe të dëmshme për ju konsulta me një mjek specialist është menjëherë e nevojshme.
Mbani një regjim gjumi
Për të fjetur mirë duhet t’i krijoni trupit tuaj një regjim të përditshëm fjetje.
Në këtë mënyrë do ta keni më të lehtë të mbyllni sytë në kohën kur jeni mësuar të flini çdo natë.
Largoni telefonin
Para gjumit nuk duhet të keni afër vetes asnjë paisje elektronike për të paktën 1 orë.
Kjo është e rëndësishme për t’i dhënë trupit kohë të çlirojë hormone e gjumit siç është melatonina.
Rregulloni temperaturën në dhomë
Që të flini më qetë është e rëndësishme të mos e çoni temperaturën në dhomë më shumë se 18 gradë C.
Në këtë mënyrë do të flini në mënyrë më të qetë./AgroWeb.org