Prokuroria e Posaçme ka reaguar zyrtarisht lidhur me procedimin penal ku po zhvillohen hetime ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Në një njoftim të shpërndarë për mediat, SPAK bën me dije se deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, janë administruar prova që çojnë në përfundim se ka të dhëna që lidhen jo vetëm me korrupsionin pasiv, për të cilin është depozituar  edhe kallëzim por edhe për  veprat penale te “Korrupsion aktiv  te funksionareve  lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Refuzimi për deklarim, ose  fshehja te pasurise”.

Sipas prokurorisë, deri me tani po hetohet mbi kallëzimin e një personi që është identifikuar me emrin  Nesti Agoni, ndërsa  ende nuk është rregjistruar  hetimi mbi emrin e ndonjë personi të dyshuar./abcnews.al