Home ELBASANI SOT VIDEO/PROCEDOHET MJEKU I SPITALIT TË ELBASANIT

VIDEO/PROCEDOHET MJEKU I SPITALIT TË ELBASANIT

23

Akuzohet për neglizhencë në trajtim mjeksor

Një mjek është proceduar penalisht, për vdekjen e vajzës 3-vjeçare, e cila ndërroi jetë ditën e djeshme në spitalin e Elbasanit.Sipas policisë, dyshohet se 3-vjeçarja ka ndërruar jetë për shkak të neglizhencës në trajtimin mjekësor.Mjeku i arrestuar është 47 vjecari Gentian Alla banues në Elbasan, me detyrë mjek në repartin e Pediatrisë .Një rëndësi të madhe po i kushtohet edhe zbatimit të protokollit mjekësor pas paraqitjes së vajzës në gjendje të rëndë në urgjencën e Pediatrisë së Spitalit të Elbasanit.

Zyrtarisht mësohet se 3-vjeçarja ka humbur jetën për shkak të Pneumonisë bilaterale Insufiçence respiratore akute dhe insufiçencës kardiake. Mësohet se Alla është mjek I përgjithshëm, por bënte edhe mjekun e rojës në pediatri.E mitura ndërroi jetë disa orë pasi u dërguar në spital.

Agim Islami, babai i vajzës, përpara medieve ka deklaruar se vajzën e kishte të sëmurë prej së paku 9 ditësh, ndërsa 7 ditë më parë kanë kryer edhe vizitën e parë në spitalin e Elbasanit.Por mjekët e kanë rikthyer në shtëpi për mjekim duke thënë se shkak për gjendjen e saj janë virozat.

Por orët e fundit, gjendja shëndetësore e vajzës ishte përkeqësuar ndërsa temperatura e lartë ka detyruar prindërit që t’i drejtohen sërish spitalit, ku vogëlushja humbi jetën. Ndaj jo zyrtarisht mësohet se në pyetje është marrë edhe mjekja që ka kryer vizitën e parë. Do të jetë ekspertiza mjeko ligjore ajo që do të sqarojë motivet e humbjes së jetës se të miturës.