Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kanë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal për shtetasin S. S., 48 vjeç, banues në Ballsh, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Në fshatin Dukas, në automjetin furgon tip “Benz”, ky shtetas ka goditur me grushte drejtuesin e furgonit, shtetasin Sh. K.

Njoftimi i Policisë:
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin S. S., 48 vjeç, banues në Ballsh, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”, pasi në fshatin Dukas, në automjetin furgon tip “Benz”, ka goditur me grushte drejtuesin e këtij automjeti, shtetasin Sh. K.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.