Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar ditën e sotme banorët e prekur nga tërmeti në zonën e Durrësit, ku ka folur për planin e PD-së në lidhje me këtë proces.

Basha i premtoi banorëve se partia e tij ka ngritur një grup me 50 ekspertë vendas dhe të huaj, të cilëvë i është vënë si detyrë kryesore përshpejtimi i procesit të Rindërtimit.

Sipas Bashës, procesi i Rindërtimit ka mbetur peng sot i një grupi pushtetarësh dhe personave të lidhur ngushtë me ta.

“Ne kemi sjellë emra shumë të njohur për këtë proces. Kualifikimi dhe rikualifikimi urban. Është një grup që bëhet nga afro 50 ekspertë, shumica janë inxhinierë me përvojë. Detyra kryesore që i është dhënë, si do përshpejtohet procesi i rindërtimit, që ka mbetur peng i interesave të një grupi pushtetarësh dhe një grup njerëzish të lidhur me ta. Nga konferenca e donatorëve dhe deri më sot, nuk kalojnë muaj pa raportëe ndërkombëtare që e listojnë Shqipërinë si një nga vendet më të korruptuara në botë. Korrupsioni i kësaj qeverie po i ndëshkon banorët e këtyre zonave të prekura nga tërmeti dyfish. Grupi që kemi ngritur ka për detyrë të bëjë planin për përshpejtimin e rindërtimit. Së dyti të garantojë fondet që i janë dhënë Shqipërisë. Me 25 prill garancia që procesi të ecë me shpejtësi është ndryshimi dhe t’i hapin rrugë një ekipi ekspertësh dhe jo një ekipi hajdutësh profesionistë. Këta ekspertë do të sh’kyccin fondet e BE-sëe dhe donatorëve. Abuzimet e bëra deri më tani do të ndiqen,” deklaroi Basha.

(E.H/Faxweb.al)