Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese dhe ish-Prokurori për Krime të Rënda, Besnik Muçi është intervistuar ditën e sotme nga gazetari i Fax News, Elvis Myrta për të folur mbi procesin e Vetingut në vendin tonë.

Teksa vë në dukje faktin që procesi i Vetingut po zvarritet, ish-Prokurori thekson se rënia e interesit është tregues që qëllimi i vërtetë bnuk ka qenë pastrimi i sistemit të drejtëisë.

Muçi rendit dy arsue përse procesi po zvarritet. Së pari mungesën e një studimi të mirëfilltë dhe të detajuar, ndërsa ssë dyti ai rendit relaksimin e institucioneve të vetingurt, të cilat treguan entuziazëm vetëm në fillim të procesit.

Më tej ai shprehet se patjetër që sistemi i drejtësisë kishte nevojë të reformohej, por mënyra brutale si u ndërhy në rregullat e funksionimit të shtetit e zbehën këtë reformë.

Intervista:

Vonesat në rivlerësimin e Vetingut? Konstatoj që procesi po zvarritet tej mase. Nëse ishte parashikuar për 4-5 vite, deri më tani nuk janë përballur as gjysma e atyre që duhet të përballen kur kanë kaluar 5 vite. Shkaku përse ky proces është ngadalësuar mund të jenë të shumta. Një nga kryesoret është fakti që ky proces nuk u studiua, nuk u parashikua në mënyrë të detajuar dhe korrekte. Ne sot jemi në këtë fazë për këtë arsye. Një arsye tjetër është dhe fakti që përveç fazës së fillimit, pas këtij momenti kemi një relaksim të institucioneve të Vetingut. Nuk shohim më as atë entuziasmin e fillimit. Nuk ka ëm interesim çfarë po ndodh me reformën. Interesi ka rënë. Me krijimin e këtyre institucioneve ka rënë dhe ai tempi i vetingut. Kjo tregon që qëllimi nuk ka qenë vërtetë që sistemi i drejtësisë të pastrohej. Sistemi i drejtësisë ende pas 5 vitesh nuk po funksionon.

Magjistratët e mbetur? Është parashikuar nëse në fund të mandatit të institucioneve të vetingut nuk janë vetuar të gjithë magjistratët, ky proces u kalon KLGJ-së dhe KLP-së. Këto do jenë institucionet që do kryejnë vetingun për të mbeturit. Ka një tentativë për të zgjatur mandatin e institucioneve të Vetingut. Më duket e pakuptimtë një tentativë e tillë.

Reforma? Sistemi kishte nevojë të reformohej. Askush nuk ka qenë kunder një reformë e tillë. Por mënyra si u krijuan institucionet e vetingut, mënyra si u ndërhy në mënyrë brutale në rregullat e funksionimet të shtetit. Një pushtet ndërhyn dhe shkaërron një pushtet tjetër. Pushteti legjislativ shkatërroi pushtetin gjyqësor. Kjo është shkelje fatale e parimeve të shtetit demokratik. Nuk mund një pushtet të ndërhyjë dhe shkatërrojë një pushtet tjetër. Në këtë prizëm, deri në këtë moment ende nuk po duken frutet e kësaj reforme. Për mua nuk i realizuar pritshmëritë e qytetarëve.