Policia e Vlorës ka arrestuar një 57-vjeçar në Gorrishtë të Selenicës, nën akuzën e prodhimit dhe mbajtjes së armëve të zjarrit dhe pajisjeve shpërthyese.
Shtetasi XH.S u arrestua gjatë operacionit “Explosion”, ku pas kontrollit në banesën e tij, u gjetën 3 armë zjarri dhe 10 kallëpe eksploziv.
Po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
