Faktorët: Mungesa e exportit dhe e pikave të grumbullimit

Edhe këtë vit fermerët e Elbasanit hasën në vështirësi sa i takon shitjes së prodhimeve të tyre bujqësore.Kultura më e goditur ishte ajo e kungullit.

Edhe pse kanë punuar një sezon të plotë për të rritur prodhimet thonë se në fund arritën të nxirrnin me vështirësi vetëm gjysmën e shpenzimeve.Shkak për mos shitjen e prodhimeve bëjnë dy faktorë :Mungesën e eksportit si dhe mungesën e pikave të grumbullimit në Elbasan.

Pavarësisht se fermerët thonë se i kanë nxjerrë në treg prodhimet me çmime shumë të ulta e kundrta ndodh në tregjet e Elbasanit ku çmimet janë disa herë më të larta  por sipas tyre problemi qëndron tek tregëtarët pasi janë ata të cilët abuzojnë me çmimet.

Aktualisht fermerët janë duke kultivuar domaten e vonë pasi për shkak të mungesës së këtij produkti në tregje këtë vit shpresojnë se do të kenë shitje dhe fitime më të mira se ato që lanë pas.

Ardit Murataj