Çmimet e larta të produkteve vazhdojnë të shqetësojnë qytetarët e Elbasanit .Gjatë stinës së verës konsumi rritet ndjeshëm nga edhe kërkesa priret të jetë më e lartë por gjatë muajve të fundit çmimet mendohet të jenë rritur 2 herë më shumë. kryesisht janë rritur cmimet e zarzavateve dhe frutave të cilat gjatë stinës të verës jane më të kërkuara . S
ipas qytetarëve pagat apo pensionet e tyrë jane minimale për të përballuar çmimet e larta sidomos gjatë stinës së nxehtë .
Sipas tyre edhe pse tashmë në trgje është prodhimi vendas çmimet duhet të ishin më të përshtatshme për shkak të ekonomisë së dobët që kanë pjesa më e madhe e familjeve elbasanase.
Ndër produktet të cilat edhe pse janë prodhim vendas kanë një çmim të konsideruesh janë domatet, shalqiri, pjepri si dhe frutat e eksportit të cilat për pjesën më të madhe të qytetarëve janë të pamundura.
INSTAT raportoi një rritje të produkteve ushqimore në vendin tonë gjatë këtyre muajve ku në krye të listës vijojnë të jenë produktet shtazore dhe perimet.
Egnatia news