Fermerët në skemën e mbështetjes me naftë
Disa qarqe të vendit si Elbasani,Fieri, Vlora dhe Berati synojnë të kthehen në një rajon të rëndësishëm të kultivimit të ullirit dhe prodhimit të vajit në vendin tonë.Krahas zgjerimit të sipërfaqeve të mbjella me ullinj, rritje po shënon edhe eksporti i vajit të ullirit.
Sipas MBZHR, Shqipëria ka rritur vitet e fundit kultivimin e ullirit me rreth 11 milionë rrënjë të regjistruara dhe me një prodhim vjetor në rreth 132 mijë tonë ullinj nga rreth 99 mijë tonë që ishte katër vite më parë.
Ndërkohë mbi 350 përpunues të ullirit janë të përfshirë në prodhimin e vajit.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, bën të ditur se, Qeveria do t’i përfshijë për herë të parë vitin e ardhshëm fermerët në skemën e mbështetjes me naftë, me qëllim zhvillimin e këtij sektori.
Qarku i Vlorës, Fierit dhe Beratit kanë shumë kapacitete për të shtuar sipërfaqet e mbjella me ullinj, ndërsa ullitë e vjetër kanë degraduar dhe duhet patjetër të zëvendësohen. Në sipërfaqen 11 milionë pemë ullinj të mbjella në Shqipëri janë rreth 148 mijë fermerë që e kanë këtë sipërfaqe.
Ministria e Bujqësisë bën të ditur se, eksportet shqiptare drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë rritur me 30% në vitin 2021 krahasuar me një vit më parë ndërsa mundësitë për rritjen e eksporteve janë shumë herë më të mëdha. Ndërkohë që Agjensia Amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar USAID prej disa vitesh i ka mbështetur fermerët të rrisin cilësinë e vajit të ullirit dhe të gjejnë rrugë të reja eksportimi.