Deklaratat inkurajuese për mësuesit dhe duartrokitjet mbështetëse ndaj fjalëve të kryeministrit, nuk janë të mjaftueshme për të përmirësuar gjendjen e arsimit në vend. Mësuesia po kthehet në profesionin më të padëshiruar për të rinjtë, shkruan A2 CNN. Këtë e tregojnë regjistrimet me numra njëshifrorë në degët e mësuesisë në universitete, por edhe përpjekjet e prindërve arsimtarë që fëmijët e tyre mos bëhen mësues ai ata.
Mjekësia dhe Informatika janë profesionet që edhe nënkryetari I sindikatës së pavarur të arsimit ua sugjeron fëmijëve të tij. Llogaritë I ka të qarta. Me pagat e një çifti arsimtarësh nuk mund të bësh një jetë normale
Edhe ky vit shkollor nisi me shumë problematika për arsimin parauniveristar. Me uljen e numrit të nxënësve në rrethe, shumë mësues rrezikojnë vendin e punës. Afro 2 mijë arsimtarë punojnë jashtë profilit., ndërsa Tirana po vuan mungesën e mësuesve të arsimit fillor të cilët nuk po trajtohen financiarisht njësoj si arsimtarët e cikleve të tjera. Ndërkohë universitetet e mësuesisë në Tiranë e Rrethe po raportojnë shifra të ulëta regjistrimesh ku në disa programe rrezikohet mbyllja e tyre. (A2