Një profesor i historisë thotë se nëse lejohen shamiat atëherë më mirë është të mbyllen shkollat shqipe. “Shaminë duhet me ndalu në Kosovë, unë do të jem kundërshtari më i madh i kësaj çështje”, tha ai.
Qytetari i cili nuk beson as në Kuran e as në Bibel shprehet kundër mbulesës në shkolla. “Nëse kryeministrit, presidentja, kuvendi, qe lejon që me u votu problem I shamise, unë do të distancohem edhe nga të gjitha institucionet e Kosoves dhe do te jem kundershtari më i madh. Nuk do të jetë bash leht me kalu këto cështje, ky është mjerim i mjerimit. Nese lejohen shamiat unë jam I mendimit që me I mbyll shkolla shqipe krejt, niher duhet me I mbyll krejt shkollat shqipe pastaj me u leju shamiat”, tha ai.