Një burrë që pretendonte se ishte profet është mbytur teksa u sulmua barbarisht nga krokodilët kur po pagëzohej në bregun e një lumi në Afrikën e Jugut. Trupi i viktimës u gjet më pas i rrethuar nga krokodilët në lumin Olifants dje në qytetin verior të Limpopo.
48-vjeçari ishte mbytur gjatë ceremonisë që po kryente me dy persona të tjerë, shkruanin mediat lokale. Ato shtonin se teksa kishin nisur lutjet pranë bregut të lumit, ‘një nga profetët u ndje keq dhe humbi ndjenjat duke rene në lumin e mbushur me krokodilë’, tha zëdhënësi i policisë Malesela Ledwaba.“Ne dyshojmë se është sulmuar nga krokodilët gjatë ceremonisë së pagëzimit”, shtoi zyrtari duke thënë se dy të tjerët kishin shpëtuar nga krokodilët dhe më pas tentuan të ndihmojnë kolegun e tyre, por pa mundur ta gjenin pasi zvarranikët e kishin tërhequr në ujë.