
Kryeministri Edi Rama po shpalos programin elektoral të PS për zgjedhjet parlamentare. Gjatë fjalës së tij ai i referuar kryetarit të PD, Sali Berisha, duke thënë se ‘bufi do votën në 11 maj, që në 12 maj të marrë shpatën dhe të zhveshë zonjën e drejtësisë’.
“Ajo çka ne kemi dëshiruar, ajo që ne fituam në fund. Të fundit në Evropë. Ajo çka ne sot e kemi, por ama nuk e kemi aq të sigurt sa do ta kemi kur të jemi pjesë e BE. Ku asnjë shtet anëtar nuk mundet dot të cenojë lirinë individuale. Vetëm sot, falë reformës në drejtësi, rrugës që ne i hapëm drejtësisë së re, shqiptarët po shohin përpjekjen e parë në histori për të vendosur barazinë para ligji
Atë shpatë e mban qysh në lindje të kohërave, ndërkohë në Shqipëri nuk e kishte derisa e dorëzuam ne. Ajo s’hapte ka qëndruar në zyrën e të parit. Është pasur dorë pas dore pavarësisht nga dora e regjimit. Sot ajo peshore është në duart e Gjykatës. Sot ne jemi garantët e vetëm, ku bufi i kënetës përbetohet së do ta kthejë përmbys. Duan votën në 11 maj, që më 12 maj të marrin shpatën, të zhveshin zonjën e drejtësisë.”, tha ai.
