Me zhvillimin e teknologjisë vjedhja e të dhënave dhe ndërhyrja në paisjet teknologjike kanë qenë gjithmonë në rritje.
Një rast së fundmi është ai i programi spiun izraelit “Pegasus” që u përdor për të shënjestruar telefonat e të paktën pesë ministrave francezë.
Analizat teknike u bënë në telefonat e ministrave në korrik dhe treguan gjurmë të dyshuara të programit.
Spyware përkufizohet si softuer me qëllim të keq i krijuar për të hyrë në pajisjen kompjuterike, për të mbledhur të dhëna për ju dhe për t’ia përcjellë ato një pale të tretë pa pëlqimin tuaj.
Spyware është prodhuar nga kompania kibernetike izraelite NSO Group dhe kohët e fundit u kritikua rëndë kur një raport në korrik tregoi që softueri ishte përdorur nga qeveritë autoritare në të gjithë botën.
Ky program gjithashtu ndikon në performancën e rrjetit dhe pajisjes, duke ngadalësuar aktivitetet e përditshme të përdoruesit.