Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi tha se Shqipëria i ka përmbushur kushtet për të hyrë në BE. Komisioneri ka theksuar se Shqipëria ka arritur rezultate të dukshme me reformat, ndërsa menjëherë pas raportit ka reaguar edhe ministrja e jashtme Olta Xhaçka tha se mirorganizimi i zgjedhjeve të 25 prillit ishin kusht për konferencën e parë ndërqeveritare.
Deklarata për mediat ministrja Olta Xhaçka:
“Rezultatet dhe reforma në drejtësi dhe gjykata funksionale, në raport theksohet këto arritje janë prove e qartë e qeverise. Mbarëvajtja në raport shprehet vlerësim dhe në raportin e ODHIR është raporti më pozitiv që është dhënë ndonjëherë. Zgjedhjet u vlerësuan si të mirëorganizuar, ka vend për përmirësim të mëtejshëm. Mirorganizimi i zgjedhjeve të 25 prillit ishin kusht për konferencën e parë ndërqeveritare. Akuzat e bera per zgjedhjet po hetohen që të mos mbetemi në rafshin e akuzave”, tha Xhaçka.