Kreu i qeverisë Edi Rama do të zhvillojë të mërkurën një takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg. Mësohet se ai do të udhëtojë për në Bruksel më datë 13 korrik.

Në takim pritet të diskutohen zhvillimet në kuadër të ndërtimit të bazës navale të NATO-s në Durrës, pas paralajmërimit të bërë në konferencën me gazetarët 10 ditë më parë.

“Po ashtu kemi folur atje për projektin tonë dhe së shpejti do të rikthehemi në Bruksel për të vazhduar diskutimin për propozimin tonë që ka ngjallur interes dhe dëshirë për të thelluar bisedimet për instalimin e një baze navale të NATO-s në portin e ri të Durrësit.

Do të jetë në Porto Romano dhe veç pjesës komerciale, parashikohet të ketë dhe një pjesë ushtarake”, tha Rama para gazetarëve.