Qeveria po përgatit taksën e pronës që do të rëndojë në xhepat e qytetarëve për pasuritë e paluajtshme, që kanë në pronësi, por disa janë më të favorizuar se të tjerët përballë ligjit.
Projektligji “Për taksën mbi pasurinë e paluajtshme” përfshin disa kategori, që përjashtohen nga detyrimi për të paguar taksën e pasurisë.
Taksa e pronës nuk do të aplikohet mbi shtëpitë e personave që trajtohen me ndihmë ekonomike, por nuk kuptohet pse i shmangen taksës një shtresë e pasur, siç janë individët apo kompanitë që kanë në pronësi hotele me 4 apo 5 yje.Në ligjin për investitorët strategjikë, klientëve të privilegjuar u ndërtohen nga shteti sistemi i furnizimit me ujë, sistemi elektrik, rrugët etj. Po ashtu, disa vite më parë, Rama u fali dhjetëra miliona euro më të pasurve kur vendosi uljen e tatimit mbi dividentin nga 15% që ishte, në vetëm 8%.
1. Përjashtohen nga taksa e pasurisë, pasuritë e mëposhtme:
c) Ndërtesat e papërfunduara, që në 30 nëntor të vitit, para vitit tatimor, janë duke u ndërtuar në përputhje dhe brenda afatit të ndërtimit të përcaktuar në lejen e ndërtimit;
ç) Strukturat akomoduese, “Hotel/Resort me katër dhe pesë yje, status special”, sipas përcaktimit në legjislacionin e fushës së turizmit, që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruar dhe njohur ndërkombëtarisht “brand name”;
d) Njësitë rezidenciale të ndërtesave që shfrytëzohen nga qiramarrësi me qira të paliberalizuara;
dh) Njësitë rezidenciale të ndërtesave në pronësi ose posedim të kryefamiljarëve, të deklaruara si vendbanim, kur këta të fundit trajtohen me ndihmë ekonomike;
e) Njësitë rezidenciale të ndërtesave, të deklaruara si vendbanim, në pronësi ose posedim të kryefamiljarëve që përfitojnë vetëm pension pleqërie, pension invaliditeti apo pension social, kur familja e tyre përbëhet vetëm nga pensionistë, ose dhe me persona në ngarkim të tyre, që janë të paaftë për punë;
ë) Banesat sociale në pronësinë e pushtetit vendor dhe njësitë e ndërtesave që në bazë të marrëveshjeve me Bashkitë përdoren nga këto të fundit si banesa sociale; dhe
f) Njësitë e ndërtesave që janë pasuri kulturore nën mbrojtje të përkohshme ose të përhershme, për kohën në të cilën deklarohet mbrojtja, sipas legjislacionit në fuqi për monumentet e kulturës dhe/ose trashëgiminë kulturore dhe që përdoren vetëm për qëllime jofitimprurëse.