Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço, ishte i ftuar në “Top Story” në Top Channel, ku komentoi 5-vjetorin e krijimit të SPAK.

Karamuço u ndal te fjalimi i kreut të SPAK, Altin Dumani, ku tha se “familja e Dumanit është kërcënuar”, teksa më tutje renditi presionet ndaj prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha tregoi rastin e një familjareje të një prokurori, e cila u kërcënua dhe më pas u detyrua të ndërpriste vitin shkollor.

Pjesë nga intervista:

Karamuço: Zoti Dumani në fjalën e tij e përmendi që ‘ne jemi rrezikuar jo vetë, por edhe familjet tona’. Ka raste që nuk janë bërë publike. Di t’ju them për një rast që janë sot të angazhuar forca ligjzbatuese vende evropiane për të mbajtur dhe ruajtur fëmijët e prokurorëve te PSAK, jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë vendit. Pse? Sepse janë kërcënuar haptazi.

Më së shumë kanë fëmijët me shkolla jashtë. Rasti konkret i një fëmije që studion jashtë, është fotografuar, përndjekur dhe fotot i janë dërguar nënës.

Hoxha: Prokurori në fjalë, nga të dhënat që kam, pasi është konsultuar, fëmija e ka ndërprerë vitin shkollor dhe është kthyer në Shqipëri, rasti më i rëndë është sërish për kërcënimin e një familjarëve je të një prokuroi shumë të rëndësishëm. Pavarësisht kontrolleve të mëdha, ata vazhdimisht thërrasin gardën e Republikës me qen që nuhasin lëndët plasëse. Veçanërisht kur ata furnizohen me letra mbi të cilat shkruajnë, ato kontrolloheshin nga njësia e Gardës. Kontrollohen gjithçka, shtimi i kontrollit nga Garda janë shtuar 2 muaj e fundit. Numri i njerëzve të mbrojtur ka shkuar në 16. Ndonëse shumica janë afër Gjykatës së Posaçme, ka të tjerë që janë në burgje të tjera.

Karamuço: Duhet të ketë pasur kërcënime serioze. Tani fokusi janë zarfet që futen. Ka eksperiencë me zarfe që shpërthejnë. Fakti që ka të tilla masa të shtuara tregon që ka sinjale të shtuara. Ka rrezikshmëri të shtuar.”, tha Karamuço.

Top Channel