Prokuroria e Durrësit ka mbyllur hetimet për banesat e shembura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.
Hetimet janë zhvilluar për 7 ndërtime, shembja e të cilave i mori jetën 23 personave.
Dosja është dërguar për gjykim për 16 persona të cilët janë ish-zyrtarë, ndërsa është pushuar çështja për 2 të tjerë.
Burime bëjnë me dije se çështja është pushuar për Dëfrim Celamin dhe Ahemt Dodën.
Dosja i ka kaluar për gjykim Gjykatës së rrethit gjyqësor Durrës.
Nga tërmeti tragjik i nëntorit humbën jetën gjithsej 51 persona dhe u plagosën mbi 1000 të tjerë.