Më datë 23/11/2023, Drejtuesi i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, Z. Kreshnik Ajazi, prokurore Ermira Manelli dhe prokurore Glenda Zeneli pritën në ambientet e prokurorisë një grup nxënësish gjimnazistë, në kuadër të aktivitetit “Raundi i institucioneve”, në muajin Nëntor i cili është shpallur si muaji i “Të Drejtave të Fëmijëvë”, nën koordinimin e Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve Elbasan. Ata u njohën me funksionin e prokurorisë si dhe u diskutua rreth veprave penale të kryera më së shumti nga të rinjtë e si procedohet me të miturit në konflikt me ligjin.



