Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetim kryesisht ndaj kompanisë që po punon për zgjerimin e Korridorit të VIII në zonën e Dragostunjës ku ka ndodhur rrëshqitja masive e tokës.

Hetimi do të fokusohet në shkaqet që çuan në rrëshqitjen masive e cila shembi rrugën, linjën hekurudhore, linjat elektrike e rrezikon më tej.

Prokuroria në bashkëpunim me institucionet e tjera kompetente do të verifikojë lejen për marrjen e inerteve në Shkumbin dhe zbatimin e saj.

Ardit Murataj