Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj e drejtuesi i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Shqipërisë (SPAK), Klodjan Braho kanë vënë firmat e tyre në një marrëveshje për krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore
Marrëveshja është nënshkruar gjatë takimit që kanë zhvilluar Isufaj që drejton Prokurorinë Speciale në Kosovë e Braho që drejton SPAK-un e Shqipërisë.
“Në kuadër të bashkëpunimit, SPAK dhe PSRK nënshkruan një marrëveshje për krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore. Gjatë takimit, Braho dhe Isufaj shprehën gatishmërinë për angazhim të përbashkët me qëllim avancimin e mëtejshëm të koordinimit ndërinstitucional”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se Braho i SPAK-ut, riafirmoi rëndësinë e partneritetit me Prokurorinë Speciale të Kosovës.






