Makina që ka shpërthyer pak më parë te Komuna e Parisit në Tiranë sipas policise është në pronësi të prokurorit Arjan Muça

Sipas raportimeve te deritanishme automjeti tip Benz ndodhej ne parkimin e nje qendre tregtare ne momentin kur ka ndodhur shperthimi i fuqishem.

Nderkohe efektiva te shumte te policise kane mberritur ne vendin e ngjarjes dhe kane nisur hetimet. 

Raportimi i pare per ngjarjen:

Një shperthim i forte ka ndodhur mbremjen e sotme ne zonen e Komunes se Parisit ne Tirane. Policia tha se nje person është plagosur ngan shpërthimi të fortë te Komuna e Parisit.

Sipas raportimeve te deritanishme ka qenë një makinë që ka shpërthyer te parkimi i një qendre tregtare te Komuna e Parisit.

Ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me defekt teknik apo ka qenë eksploziv, edhe pse policia ka dyshime se behet fjale per lende plasese