Nëntë pasuri në pronësi të shtetasit Viktor Shoraj, janë sekuestruar me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Vlorës, pasi dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal në Itali i këtij shtetasi. Janë në total gjashtë apartamente, dy garazhe dhe një dyqan.
“Sipas aktit të ekspertimit kontabël të kryer gjatë hetimeve, rezulton se pasuritë e evidentuara, të blera dhe me pas të regjistruara në emër të shtetasit V.Sh., dhe familjarëve e tij, nuk justifikohen me të ardhura të ligjshme të realizuara prej tyre”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Prokurorisë së Vlorës.
- Pasurinë e llojit Apartament Nr.1/3 (2+1), në katin e parë banim, sip ndërtimi 118,125m2, në Rrugën “Sul Bega”, “Objekti Riza Cerova”, në pronësi të shtetases M. M.;
- Apartament Nr 7/3 (2+1), në katin e shtatë banim, me sip. 109,03 m2, në Rrugën “Sul Bega”, “Objekti Riza Cerova”, në pronësi të shtetases M. M.;
- Apartament me Nr 7/1 (1+1), ne katin e shtatë banim, me sip 80.7 m2, në Rrugën “Sul Bega”, “Objekti Riza Cerova, në pronësi të shtetases M.M.;
- Apartament me Nr 6/1 (2+1), në katin e gjashtë banim, me sip. ndërtimi 110,36m2, në Rrugën “Sul Bega”, “Objekti Riza Cerova”, në pronësi të shtetases M. M.
Pasuritë e mësipërme janë blerë nga ana e shtetasit V.Sh., sipas kontratës së sipërmarrjes për çmimin total 300.000 Euro, shumë e cila rezulton se është likujduar tërësisht jashtë zyrës noteriale.
- Njësia dyqan me sip. ndërtimi 122m2 dhe 2(dy) poste parkimesh (Nr.13 dhe 14) në Rrugën “Tefta Tashko Koço”, Bashkia Tiranë, në pronësi të shtetases M.M., të blera më parë nga ana e shtetasit V. Sh., me kontratë për shumën prej 100.000 eurosh;
- Pasuria nr.70/3 +2-103, ZK 2832 Orikum Vlorë, apartament me sip 52.27 m2, blerë sipas kontratës së shitjes për vlerën e 22.000 Euro. Shuma e likujduar tërësisht jashtë zyrës noteriale; dhe
- Pasuria nr.70/3 +2-111, ZK 2832 Orikum Vlorë, apartament me sip 54.50 m2, blerë blerë sipas kontratës për vlerën e 28.000 Euro.
Referuar njoftimit zyrtar, bëhet me dije se shtetasi Viktor Shoraj është dënuar me vendim të formës së prerë nga ana e autoriteteve italianë të drejtësisë, për veprat penale të “Mbajtje e paligjshme e lëndëve narkotike”; “Shtrëngim për dhënie pasurie”; “Mbajtja pa leje e armëve”; “Transport dhe mbajtje e lëndëve narkotike në bashkëpunim”, të cilat ky shtetas i ka kryer përgjatë viteve 2000-2007 në shtetin Italian.