Aktorja nga Puglia, Stefania Marchionna është gati të kopjojë Sabrina Ferilin. Kjo e fundit premtoi dhe e mbajti fjalën e saj kur Roma fitoi titullin kampion, duke improvizuar një striptizë në festën e trofeut në stadium.
Marchionna është një tifoze e Interit dhe ka bërë një premtim shumë të rrezikshëm që po bën xhiron e botës. Gjatë emisionit “Tiki Taka”, një nga kolegët propozoi të imitonte modelen dhe aktoren Sabrina Ferilli me një striptizë nëse Inter arrin të fitojë Serie A këtë vit, dhe përgjigja e saj ishte: “Jo për titullin kampion, sepse tani jemi afër ta fitojmë atë, por në rast se fitojmë Champions do ta bëj”, tha aktorja.
