Avokati Altin Goxhaj ka marrë fjalën në protestën madhështore të shqiptarëve që janë mbledhur në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, kundër qeverisë së Edi Ramës.

‘Sa shumë shqipe sot. A e kuptoni se pse kanë ikur sorrat. Sot është dita 7/7, 7×7 bëjnë qe sot 49, e jo më 42, se nuk kanë më kauza të zgjidhura. Se është ky burrë, i vetmi që kanë frikë, sorrat, sorrat.

Është ky burrë që sot u kujton këtyre njerëzve, që populli shqiptar ka 9 vjet i tradhëtuar dhe sot kjo gjë do të ndryshojë. Ju keni ardhë të gjithë, pasi Shqipëria është në rrezik. Unë do të ju them që sot, se Shqipëria nis sot rrugën e shpëtimit kombëtar. Shënojeni këtë datë në histori. Sot është dita që qeveria do ta ketë frikë popullin.

. Mendo vetëm 30 sekonda, sikur të të ketë pushtuar serbi, rilindja e serbi, më thuaj çfarë do të bënte më shume se ç’ka bërë.

2. Socialist, mos bëni burg për Ramën, se burgu do të ju presë po firmosët për të.

3. Policë militantë, patronazhistë, fuksa, ky burrë, Sali Berisha është nga ata që ju e njihni mirë. Jo vetëm në gjykata, por fotografinë, emrin tuaj te pallati juaj do ta keni që ta shikojë gjithë lagjia.

4. Socialistë, këta nuk janë qeveri shqiptare, por kuislinge e armikut. Mos u bëni bashkëpunëtorë, tradhëtorë.

5. Në të djathtën time jeni ju. Jemi në korrik, socialistë ju presim bashkë në shtator, në protestën tjetër, të gjithë për bashkim kombëtar. Faleminderit’, tha Altin Goxhaj.