Grupi Parlamentar i PS-së ka depozituar në Kuvend kërkesën me procedura të përshpejtuar për të futur në seancën e 7 korrikut, kërkesën për të ratifikuar protokollet e anëtarësimit në NATO të Finlandës dhe Suedisë.

Kërkesë është depozituar nga Taulant Balla dhe kërkohet që këto protokolle të shqyrtohen në Komisionin e Jashtëm dhe në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ndërkohë që futen për votim në seancën e nesërme.

Me këtë nismë kërkohet të ndryshohet rendi i ditës, dhe të përfshihet kjo çështje e rëndësishme për diskutim dhe votim.

Ndërkohë që ditën e nesërme më 7 korrik në oren 19:00, opozita pritet të dalë në shesh për të mbledhur protestën e parë kombëtare.

Nuk dihet nese me kete ndryshim te rendit te dites, seanca plenare do te shtyhet deri pasdite, ndersa PD dhe aleatet e saj te jene ne shesh, nderkohe qe maxhoranca e PS te qendroje ne Kuvend per te disktuaur per zgjerimin e NATO-s.