Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi u shpreh se protesta e opozitës e zhvilluar këtë të shtunë përballë Kryeministrisë tregoi qartë se qytetarët dolën në shesh për të ruajtur vlerat demokratike.

Po ashtu shpjegoi se PD ka diskutuar edhe lidhur me thirrjen për të zhvilluar protestë më 13 shkurt, ndërsa shtoi se nëse do të ketë zhvillim të seancës, atëherë do të jenë prezentë edhe deputetë në Kuvend.

“Jemi në një regjim dhe përballë një gjykimi të pjesës qytetarë. Protesta është në pjesën e saj edhe për të ruajtur një ekuilibër. Qytetarët nuk dolën për marrjen e pushtetit. PD nuk ka dalë për marrjen e pushtetit, por për të ruajtur vlerat demokratike. Marrja e pushtetit nëpërmjet formave radikale? Nuk është kjo çështja, situata është më e gjerë sesa degradimi i një pushteti. Jemi para një revolte që nuk përfshin vetëm pjesën militante, por të gjithë qytetarët”, tha ai.

Gjithashtu theksoi se protesta pati edhe marshimin revoltues, dhe qëndrimin simbolik në disa institucione dhe që u finalizuar me një fjalim para godinës së PS.

“Në një moment pati një organizim politik dhe më pas protestën e morën në dorë qytetarët që detyruan zotin Berisha të bënte ndalimin në institucione. Protestuesi ka psikologjinë e tij dhe kërkon edhe goditjen sikurse është edhe në kërkesën e paqes.

Pati një takim , ku u diskutuar për protestën e të hënës. Do të kombinohet me praninë e deputetëve, janë 8 deputetë të përjashtuar dhe pjesa tjetër brenda sallës së parlamentit. Do të ketë shoqërime edhe nga protestues.

Jo bllokim, por kërkesën e së drejtës për të marrë fjalën. Është ushtrim i së drejtës për të pasur fjalën dhe jo bllokim. Pjesa e betejës për të drejtën e fjalës do të vazhdojë brenda.

Ditën e hënë do të jetë e vështirë për njerëzit, për ata që vijnë nga rrethet? Protesta do të shoqërohet me seancë!” tha Boçi për “Kjo Javë”.

Protesta e së hënës dhe seanca në Kuvend, Boçi flet për pjesëmarrjen dhe skenarët e organizimit: Beteja për të drejtën e fjalës vazhdon