Protesta edhe në Durrës kundër rritjes së çmimeve. Disa gra të fasonerive kanë bllokuar rrugën në hyrje të qytetit duke hasur edhe në kundërshtinë e forcave të policisë që janë të mobilizuara.
Ata kërcënojnë gratë se do të procedohen nëse bllokojnë rrugën. Ndërsa gratë dëgjohen në video teksa thonë se janë në të drejtat e tyre dhe iu bëjnë thirrëve që të bashkohen me to.
