Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka komentuar protestën e opozitës këtë të shtunë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke shpërndarë edhe një foto nga ky tubim masiv në faqen e tij zyrtare në rrjetin social.Ndoka shkruan se me këtë pjesëmarrje, Gjykata duhet t’i japë “Foltores” jo vetëm vulën e PD-së, por edhe atë të PS-së.Duke iu drejtuar Edi Ramës, Ndoka shprehet se shqiptarët atë e kanë nominuar dhe nuk i mbetet gjë tjetër, veçse të dorëhiqet.Kjo është njesia matese në demokraci, më kete pjesmarrje Gjykata duhet ti jape ”Foltores” jo vetëm vulën e PD-se, por edhe të PS-se! Edi, dorëhiqu dhe ik, shqiptarët të kanë nominu!”, shprehet Nard Ndoka.