Nga Erion Murataj

Plotësisht pro protestave.
Sidomos atyre që i kundërvihen qartazi pa ekuivok neo diktaturave të tipit Rama.
Por!
Që të jenë të tilla duhet të jenë përfaqsuese fryme dhe shprese rreth një modeli anti diktaturë.
Nëse ato bëhen për diktaturë karrigeje që s’ka asnjë lidhje me fatet reale të një alternative qytetare , dyshoj se mund të jenë të përqafuara nga ata që urrejnë Ramën.
Kështu pra nëse justifikimi për të rrëzuar Ramën i cili do zhdukur një orë e më parë, protesta si ajo e nesërmja rrezikojnë të kthehen në oksigjen për sektin e rilindjes.
Gjithsesi!
Uroj shumë që nesër të paktën mos i rikëndojnë himnin Ramës , pasi do të ishte e turpshme që krye i korruptuari të tallej serisht siç ka berë 10 vite me rradhë me bashkë ortakët e politikës 32- vjeçare Meta, Berisha e Basha ..