Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha ka vënë në dijeni Policinë e Tiranës për protestën që pritet të organizojë ditën e shtunë, më 11 shkurt.
Përmes një letre të firmosur nga sekretari organizativ, Ervin Minarolli, PD thotë se në sheshin “Nënë Tereza”, në sheshin “Skënderbej” dhe te selia e PD do të bëhet grumbullimi i protestuesve të cilët do të marshojnë më pas drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Sipas shkresës, në protestë pritet të marrin pjesë 80 deri në 100 mijë veta.
Shkresa e PD drejtuar policisë:

