Antari i Këshillit bashkiak të Elbasanit z. Erion Murataj sapo ka marrë njoftimin për problemet e banorëve të njësisë administrative Shushicë ka reaguar duke kërkuar përgjigje zyrtare në lidhje me ngërçin që po dëmton banorët.
Gjatë paradites së sotme banorët nga disa fshatra dolën në protestë për shkak se nuk kanë ujë për vaditje prej disa kohësh. I njohur me problemin e tyre ashtu siç ka bërë gjithmonë Kryetari i PSD për qarkun e Elbasanit, Erion Murataj i ka dal në krah banorëve duke u bërë zëri i tyre në këshillin bashkiak.
Murataj që me marrjen e mandatit të antarit të këshillit bashkiak Elbasan ka pasqyruar problemet e njërëzve në këshill duke iu dhënë zgjedhje pjesës më të madhe të tyre.
Edhe në këtë rast Murataj gjendet pranë banorëve dhe fermerëve të Shushicës të cilët janë duke kaluar ditë të pasigurta për prodhimet mbi të cilat kanë hedhur mundin e gjithë vitit.