Kryeministri Edi Rama ka kritikuar edhe njëherë protestën e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve, që sot u zhvillua në ditën e gjashtë të saj.

Në një komunikim në faqen e tij në Facebook, kreu i qeverisë e cilësoi sërish si turp, duke thënë se nuk ka lidhje me popullin. Sipas tij u përhap panik vetëm për pak ditë nga fillimi i luftës, ndërsa shton se parashikimet janë për skenarë më të errët.

“Nëse hipotetikisht do të ishim në muajin e tretë apo të karter të luftës, të goditjes së një pas njëshme të çmimeve do të ishim në kushte ku e ku më të vështira  se këto dhe qeveria s’do kishte reaguar atëherë mbase.  Por kur qeveria nuk e ka pritur luftën fare njëherë, por qysh kur është shfaqur në formën e disa shenjave të para kriza energjetike ka marrë një vendim që të mos rrisë çmimin e energjisë. dhe kur qeveria këtë vendim jo vetëm e ka thënë publikisht kur kriza atyre që protestojnë, apo nxisin ju dukej si lojë e imja se për çfarë një kryeministër duhet të luajë me nervat e njerëzve këtë e dinë vetëm ata.

Ne kemi vazhduar t’i qëndrojmë atij vendimi edhe pse çmimi i energjisë sot ka ikur aty ku as e imagjinonim kur e morëm këtë vendim. Çfarë nguti ka këtu për të marrë rrugët, për të investuar pasivisht para në internet që të derdhet sa më shumë helm, që të krijohet sa më shumë panik. Nuk ka asnjë lidhje as me popullin, as me pensionistët që ua qajnë hallin këta që turpërojnë Shqipërinë, as me askënd tjetër. ndërkohë siç e premtuam, spostuam gjithë atë volum finance nga buxheti i shtetit drejt njerëzve. Nëse çmimi i energjisë do të vinte siç është ai real në faturat e familjeve atyre që ulërijnë për çmimet e karburantit do t;ju dukej pompa e karburantit si biberon qumështi. Qeverisë i kërkohet të mbështesë.

Përveç kësaj qeveria ka detyrën të garantojë shportën. Kjo është situatë lufte që nuk e dimë sa do të zgjasë. Kur për kaq pak ditë vetëm nga shfaqja e çmimeve u krijua gjithë ky panik, por për një muaj. Po sikur kjo situatë të shkojë në ato pika që janë edhe parashikimet e skenarëve më të zymtë që të mungojë nafta, energjia, një seri produktesh  të tjera”, deklaroi kryeministri.