
Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, ka njoftuar të hënën se 1,133 persona janë arrestuar që nga fillimi i protestave kundër arrestimit të Ekrem Imamoglut në Turqi javën e kaluar.
“Terrorizimi i rrugëve tona dhe kërcënimi për paqen dhe sigurinë e kombit tonë absolutisht nuk do të tolerohen”, ka thënë Yerlikaya në një postim të gjatë në X.
Protestat kanë filluar të mërkurën, për të kundërshtuar ndalimin e rivalit të presidentit, Rexhep Tayyip Erdogan, i cili është arrestuar edhe zyrtarisht të dielën, nën akuzat për korrupsion. Gjykata e ka hedhur poshtë akuzën për lidhje me një organizatë terroriste, raporton AP.
Ndërkohë, në mesin e të arrestuarve raportohet se janë edhe rreth 10 gazetarë që po mbulonin protestat në përkrahje të Imamoglut.
Ndërkohë ministri i Brendshem tha se nga protesta jane plagosur 123 efektive policie.
