Banorët e lagjes “Emin Matraxhiu” bllokuan këtë mëngjes aksin rrugor Elbasan-Librazhd.Bllokimi erdhi në shenjë proteste kundër bllokimit të të vetmes rrugë ku kanë mundësi të kalojnë.
Ata thonë se askush nuk u ka dhënë shpjegim për këtë çështje.
Një i ri u ka duke goditur me çekiç barrierat prej hekuri. Nuk munguan dhe debatet me policinë.
Do të procedoheni penalisht nëse nuk lironi rrugën. Institucionalisht duhet të paraqisni një kërkesë.Kjo nuk është bllokim rruge por janë marrë masa për të siguruar jetën e qytetarëve.A mundet të dilni të gjithë nga rruga”paralajmëroi shefi i komisariatit të Elbasanit Muça.
Sipas policisë kjo është një nga pikat e zeza për aksidente. Mungesa e një mbikalimi i detyron qytetarët të dalin direkt në rrugë.