Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në edicionin e 23-të “Symi Symposium” në Athinë, organizuar e drejtuar nga ish-kryeministri George Papandreou dhe me pjesëmarrje personalitetesh të njohura të politikës, ekonomisë e botës akademike ndërkombëtare, mbi sfidat dhe projektet e post-pandemisë.

Në lidhje me pjesëmarrjen në këtë aktivitet të kryeministrit shqiptar, është zhvilluar në Pikën Kufitare të Qafë Botës një protestë simbolike nga disa aktivistë.

Me dhjetra tullumbace me helium dhe me fjongot e dedikuara ku shkruhej “Çamëria është Shqipëri” u lëshuan në ajër në kufirin shqiptaro-grek.

fax