Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka njoftuar se pas 24 orësh izolim ai dhe anëtarë të PSD-së janë liruar nga Policia e Kosovës.

Ai ka njoftuar se nën arrest shtëpiak janë Nol Nushi dhe Genc Sherifi.

Sipas tij Qeveria Kurti po vepreon me mendësi autoritare.

Postimi në Facebook:

PËRBALLË SKANDALEVE E VENDIMEVE TË PADREJTA, PUSHTETI DON DISIPLINË
Ndaj një proteste paqësore që synim kishte zbardhjen e mashtrimit për rritjen e çmimit të energjisë, pushteti përdori policinë.
Ndaj protestuesve që u nxorrën me dhunë, pushteti urdhëroi mbajtje 48 orëshe pa ekzistuar asnjë rrethanë ligjore për një vendim të tillë.
Pyetjeve tona se sa është rritur çmimi i rrymës e sa fiton KEDS-i në krejt këtë krizë, pushteti iu përgjigj me dhunë e diciplinë.
Vendimeve të padrejta dhe thellimit të pabarazisë, Qeveria Kurti po i përgjigjet në mënyrën më tipike për pushtetet me mendësi autoritare: dhunë e disiplinim.

Pas 48 orësh izolim, u liruam të gjithë. Pa ndërruar asnjë rrethanë. Ndërkohë që prokuroria po mban ende nën arrest Nol Nushin dhe Genc Sherifin, në një farsë gjyqësore pa asnjë kuptim ligjor.