Nga Kryeministria, ku edhe po mbahet protesta e 23 kundër kryeministrit Edi Rama, një protestues u shpreh se shqiptarët janë populli më pro-amerikan në botë. Dhe se kjo protestë ka treguar se shqiptarët janë më evropiane.
Gjithashtu shtoi se aleatët duhet të qëndrojnë sot përkrah popullit shqiptar, popullit më pro-amerikan.
Një tjetër protestues ka bërë thirrje që protestuesit të qëndrojnë të bashkuar dhe të mos përçahen sepse qeveria po tentohet ta përçaje…
I bëj thirrje, Shqipëria ka nevojë sot më shumë se kurrë për ju. Qeveria ka fut të gjithë mekanizmat për ta përcarë këtë protestë. Bashkohuni, sepse bashkë nuk na rrëzojnë dot. Edi Rama ka teneqe…Një thirrje për PE, jemi popull evropian dhe kjo protestë e ka treguar. Te gjithë eurodeputetëve mbani një qëndrim, pozicionohuni në krah të popullit më evropian dhe jo një diktatori. Kam thirrje për ambasadorin e SHBA, Eric Wendt ,ai ka një kulturë ushtarake dhe e kupton. Kur një diktator e shtyp popullin e vet cila është që mund ta rrëzojmë atë diktator. Ne e dimë që është protesta. Të lutem zoti ambasador parandalo çdo konflikt e incident ambasada duhet të ndërhyjë, se Jemi populli më pro-amerikan në botë dhe ky popull ka nevojë për aleatët e saj”, tha ai.






