Për rreth 1 orë e 30 minuta deputetët e opozitës mbajtën mbledhjen e përjavshme në ambjentet e Kuvendit të Shqipërisë. Pas takimit foli për mediat kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.
Ashtu si ish-kryeministri Sali Berisha e shprehu pak më parë, edhe Bardhi tha se protokolli i marrëveshjes së emigrantëve me Italinë ka shkelje kushtetuese. Për këtë deputetët opozitarë do ta dërgojnë marrëveshjen në Gjykatë Kushtetuese.
Për sa i përket mbledhjes së nesërme të disa deputetëve opozitarë, Bardhi u shpreh se mbështet çdo iniciativë që syno bashkimin e opozitës.
Gazment Bardhi: Bëjmë thirrje të rikthehen te kushtetueshmëria dhe funksionimi normal i parlamentit. Ashtu siç ishte paralajmëruar qeveria ka propozuar ratifikimin e protokollit me Italinë, duke vlerësuar Italinë dhe popullin italian vend mik, grupi ynë ka patur një diskutm të përgjegjsëhm dhe bazuar në një analizë ky protokoll bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, grupi parlamentar ka vendosur që t’i ushtrohet kontrollit Kushtetues nga Gjykata Kushtetuese.
Mbështesim çdo iniciativë të kujtdo që synon bashkimin e opozitës. Iniciativa e nesërme është një konferencë e tyre për shtyp.