Dhjetëra mijëra persona u mblodhën të shtunën në qendër të Beogradit kundër presidentit Aleksandar Vuçiç dhe qeverisë së tij, e fundit në një seri protestash kundër korrupsionit që kanë tronditur kontrollin e tij të fortë 13-vjeçar mbi pushtetin.

Protesta është planifikuar për në orën 16:00 para ndërtesës së Kuvendit të Serbisë.
Tashmë mund të thuhet se kjo është një nga demonstratat më të mëdha, nëse jo më të mëdhatë, antiqeveritare në dekadat e fundit, raportojnë mediat serbe.

Ndonëse protesta pritet të jetë si prova më e madhe e pushtetit të tij, Vuçic u shoreh dje se “nuk ka frikë nga asgjë” dhe se nuk do të lejojë që protestat në rrugë të ndryshojnë qeverinë.
“Nuk do të ketë qeveri tranzitore sa të jem gjallë. Unë nuk pajtohem me shantazhe dhe presione, unë jam president i Serbisë dhe nuk do të lejoj që rruga të përcaktojë rregullat në këtë vend”, tha ai.

Qindra oficerë policie të pajisur plotësisht u vendosën në dhe përreth Parkut Pioneer, të rrethuar nga traktorë.