Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me zhvilliemt e fundit në veri të Kosovës ku ka pasur incidente të nisura nga shtetasit serbë. Incidentet kanë bërë që Serbia të nisë në veri të Kosovës, tanke dhe avionë ushtarakë, gjë që ka alarmuar vendin.

Ndërsa pak më parë, kryeministri Albin Kurit njoftoi që do të mblidhte Këshillin e Sigurisë për situatën e krijuar. Ndërkohë Haradinaj u shpreh se për këtë situatë duhet të ndërhynte menjëherë Brukseli dhe të mos lejonte përshkallëzimin e një konflikti që sipas tij është nisur nga Beogradi.

Postimi i Plotë nga Ramush Haradinaj

Pavarësisht se si janë zhvilluar gjërat, se si është marrë vendimi për targat, ajo që po ndodh në veri të vendit është e papranueshme.
E mbështes fuqishëm Policinë e Kosovës dhe institucionet e vendit të cilat janë vënë në mbrojtje të rendit dhe të ligjit.
Provokimet e serbëve në veri janë të projektuara në Beograd dhe në Moskë, e Prishtina, duke mos rënë pre e këtyre provokimeve, duhet të jetë e vendosur në mbrojtje të qenësisë së saj.
Njëkohësisht kërkoj nga Brukseli që të ndërhyjë te Beogradi zyrtar dhe të kërkojë prej tij që të mos e provokojë situatën në veri por t’i zbatojë marrëveshjet e nënshkruara!
RH