Reshje të dendura shiu kanë përfshirë vendin ditën e sotme, duke shkaktuar probleme të shumta.

Veç reshjeve të shumta të shiut, në disa zona vendi është “zbardhur” nga breshëri. Pasditja ka qenë me breshër të fuqishëm në Prrenjas dhe në disa fshatra të Librazhdit.

Bëhet me dije se janë shkaktuar dëme të mëdha në të mbjella në Rrajcë Fushë, Rrajcë Sutaj dhe në Rrajcë Skënderbej.