Partia Socialiste, e cila nesër do të festojë ditëlindjen e saj të 31-të, ku të ftuar mesa duket janë edhe ish-anëtarët e saj të vjetër. E mes këtyre ftesave një e tillë i ka shkuar edhe kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila përfaqëson dikur aleatin e PS.

Po ashtu të njëjtat burime konfirmojnë për BW se ftesa është mirëpritur, por në ceremoni duket se Kryemadhi nuk do të marrë pjesë. Mësohet se të pranishëm në festë do të jetë Endrit Braimllari dhe nënkryetarja Erisa Xhixho. Ndërkohë, burime nga PD bëjnë me dije për BW se Enkelejd Alibeaj nuk ka marrë ftesë, duke qenë se njihet nga qeveria Rama si kryetar i grupit parlamentar të demokratëve.

Ditën e diel në orën 19:00 socialistët do të organizojnë një pritje në oborrin e selisë rozë, ku të ftuar do të jenë shumë personazhe të politikës, jo vetëm të majtët.

Festa vjen pas një klime tensioni dhe debati që u përfshinë palët me zgjedhjen e presidentit të ri, ku opozita nuk mori pjesë në votimin e Bajram Begajt, i cili do të marrë zyrtarisht detyrën më 24 korrik./ Marrë nga Balkanweb