Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka njoftuar se PS ka bojkotuar mbledhjen e Komisionit Hetimor, i ngritur për zgjedhjet e 25 prillit.
Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi akuzon socialistët të cilët sipas tij kanë frikë nga e vërteta pasi vodhën vota me paratë e korrupsionit.
Gazmend Bardhi:
Bojkoti i Komisionit Hetimor për masakrën zgjedhore të 25 Prillit nga anëtarët e Partisë Socialiste është dëshmi e qartë e papërgjegjshmërisë së tyre në raport me interesin e qytetarëve.
Edhe pse kërkuan vetë që mbledhja e Komisionit të vijonte në datën 20, sot zgjodhën bojkotin. Është e qartë që ato që vodhën zgjedhjet, përdorën krimin dhe paratë e korrupsionit për të blerë vota, që përdorën shtetin në zgjedhje, nuk kanë interes për të faktuar masakrën zgjedhore.
Opozitën nuk e pengojnë dot në ushtrimin e të drejtave dhe përgjegjësive të saj për hetimin parlamentar të masakrës zgjedhore të 25 Prillit.
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shkruan se mazhoranca ka bojkotuar komisionin hetimor për të zvarritur këtë proçes sepse kanë frikë nga e vërteta.
Reagon edhe Petrit Vasili:
Çfare turpi!
Rilindja bojkoton pa asnje shkak e arsye mbledhjen e Komisionit Hetimor per zbardhjen e zgjedhjeve te 25 prillit!
Mbledhjen e kerkuan po vete per sot ne 20 tetor!
Pengojne dhe zvarritin me cdo mjet zbardhjen e 25 prillit.
Kane shume frike nga e verteta!