Partia Socialiste feston sot 31 vjetorin e krijimit të saj. Festës së organizuar nga PS i është bashkuar edhe deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho dhe sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari.
Siç shihet edhe nga fotot, dy perfaqësuesit e LSI-së i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së organizatorëve për të marrë pjesë në festë, ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, si duket nuk ka pranuar ftesën për të qenë pjesë e organizimit të PS për ditëlindjen e 31.
Më herët mbëriti edhe kryeministri Edi Rama, Gramoc Ruci, Agron Duka, Luam Rama dhe Paskal Milo.